Shqipëria ka përmbyllur sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka reaguar për këtë zhvillim në rrjetin social X, ku u shpreh se në fokus të kësaj presidence të KS nga Shqipëria ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.

Hasani thotë se Shqipëria ndihet krenare që ka drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike për botën.

“Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike”, u shpreh ai.