Shqipëria pa dyshim është një ndër vendet mesdhetare që kanë parë një boom turizmi këtë vit. Nuk ishin të pakët ata që mbetën të mahnitur me bukuritë peisazhet dhe kulturën e vendit tonë. Këtë herë është britanikja travel weekly që ka e ka cilësuar Shqipërinë një ndër vendet më të bukura të Mesdheut.

“Ka diçka emocionuese ndërsa i hipën një anije të madhe drejt një vendi tjetër, si Shqipëria. Pavarësisht portit industrial në plan të parë, Durrësi dhe sfondi i tij i maleve të palosshme dukeshim të mahnitshëm në dritën e mëngjesit.”

Pas mbërritjes në Tiranë nuk mund të mbetet pa eskploruar sheshi monumental Skënderbe, muzeu kombëtar si dhe Piramida e kryeqytetit.

“Mund të më jenë dashur pesë ditë për të arritur në kryeqytet, por pasi pashë peizazhet që ndryshonin dhe provuar shumëllojshmëritë e kuzhinës dhe kulturës gjatë rrugës, u ndjeva i relaksuar në modalitetin e pushimeve dhe mendja ime ishte e hapur ndaj qetësisë së aventurës,” -thuhet në shkrim.

Shqipëria ofron shumë aktivitete për udhëtarët aktivë, nga mundësitë për ecje në malet spektakolare deri tek sporti Kayaking në lumenjtë dhe liqenet e pastër kristal.

Adhuruesit e historisë do të kënaqen duke mësuar për të kaluarën e vendit, e cila përfshin ilirët e lashtë, romakët, bizantinët dhe, së fundmi, komunistë

Ja këto janë arsyët pse ju duhet të vizitoni Shqipërinë.