Liderët botërorë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj sulmit të Hamasit dhe hakmarrjes së Izraelit. Këtu është një përmbledhje.

SHBA: Presidenti Joe Biden thotë se mbështetja e vendit të tij për Izraelin është “e fortë dhe e palëkundur”. SHBA ka vendosur anije dhe avionë në rajon dhe tha se do të dërgojë municione shtesë në Izrael.

Britani: Kryeministri Rishi Sunak ka premtuar “mbështetje të palëkundur” për Benjamin Netanyahu.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar. Terrorizmi nuk do të mbizotërojë”, tha Sunak.

Iran: Presidenti Ebrahim Raisi tha se Irani mbështet të drejtën e palestinezëve për vetëmbrojtje dhe paralajmëroi se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për rrezikimin e rajonit ndër vite. Hamasi mbështetet nga Irani, raporton BBC.

Liban: Hezbollahu, një grup i fuqishëm i armatosur i mbështetur gjithashtu nga Irani, shkëmbeu artileri dhe raketa me Izraelin të dielën. Kjo ka ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe shteteve kundërshtare të tij.

Kina: Pekini u ka bërë thirrje të dyja palëve që të “ushtrojnë vetëpërmbajtje” dhe “të pushojnë menjëherë zjarrin”. Media shtetërore ka përsëritur “zgjidhjen mes dy shtete”, e cila përfshin krijimin e një shteti të pavarur të Palestinës.

Rusia: Ministria e Jashtme bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” dhe negociata drejt “një paqeje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të shumëpritur”.