‘Supernova’, duhej të ishte një festival muzikor në natyrë, në kufi mes Gazës dhe Izrelit, me vallëzime e me muzikë elektronike – që përkon me festivalin hebre të Sukkot, një nga festimet fetare më të rëndësishme -, por gjithçka u kthye në një masakër.

“Janë dhjetra viktima” shkruan ‘Times of Israel’ por sipas OsintDefender aktiv në rrjetin social X, ekspert në situata krize, mund të jenë të paktën 250 të rinj që janë vrarë nga terroristët e Hamasit të cilët mësynë festivalin rreth orës 07:00 të mëngjesit të së shtunës, 8 tetor 2023, mes mijëra pjesëmarrësve (mbi 3 mijë, sipas disa dëshmitarëve) pranë Kibbutz Re’im.

Disa prej viktimave mendohet se janë të huaj. Numri i viktimave pritet të rritet me kalimin e orëve. Mbrëmjen e së dielës më 8 tetor, një zëdhënës i organizatës rabinike Zaka (përgjegjëse për gjetjen e kufomave në zonat që kanë qenë skena sulmesh apo dhune të tjera) tha se 260 kufoma ishin gjetur dhe se “kërkimet ende nuk kanë përfunduar.”

Mësohet se të paktën 10 gra janë rrëmbyer.

Një pjesëmarrës në festë, i quajtur Ortel tregoi për Channel 12 Izrael se njerëzit u përpoqën të largoheshin duke vrapuar nëpër rërë dhe duke u futur në makinat e tyre, por kishte persona të armatosur që qëllonin mbi makinat.

“Ata qëllonin me breshëri. Arritëm në një pikë ku të gjithë ndaluan automjetet e tyre dhe filluan të vrapojnë. Unë kalova pas një peme, një tip shkurreje. Ata kalonin dhe qëllonin mbi njerëzit. Ende nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte” – tha ai

Gjithçka nis pak pas agimit, kur u dëgjuan raketat e para që vinin nga Gaza– zona e festivalit ishte pak më shumë se tre kilometra larg kufirit. Në koncert ishin edhe shumë fëmijët të pranishëm.

Ai tregon se sulmi filloi disa momente pasi u ndërpre energjia elektrike: “Pesëdhjetë terroristë mbërritën me furgona, të veshur me uniforma ushtarake,” tha ai.

Pjesëmarrësit tentuan të arratiseshin, por i prisnin xhipat dhe fuoristrada të mbushura me njerëz të armatosur, të cilët qëllonin mbi makinat.

“Në atë moment të gjithë ndaluan automjetet e tyre dhe filluan të vrapojnë,” tha ai.

Ka nga ata që mbijetuan dhe ishin në gjendje të përshkruanin masakrën, me terroristët që qëlluan ftohtë të gjithë. Shumë u fshehën nëpër pemishte, mes pemëve, nëpër shkurre, disa bënin sikur kishin vdekur.

Esther Borochov i tha Reuters se ishte hequr sikur kishte vdekur derisa më në fund u shpëtua nga ushtria izraelite. Gili Yoskovich tha për BBC se si arriti të fshihej në një pemishte: “Pashë njerëz që vdisnin kudo. Unë isha shumë i qetë. Nuk qava, nuk bëra asgjë”. Më në fund, pas tre orësh, dëgjoi disa zëra të ushtarëve izraelitë”.