Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë diskutimesh, ku mes tyre janë edhe dy kërkesat e deputetëve të grupit të Bardhit dhe Berishës për të ngritur komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.
Ndërkohë, Gazment Bardhi kërkon ndryshimin e rendit të ditës dhe të futet projektvendimi për rishikimin e përbërjes se komisionit të reformës zgjedhore. Ne shkrese, Bardhi argumenton faktin se ne seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës, gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.