Nga Jakin Marena

Kemi një shumëfishim të goditjes nga ana e SPAK të personave të korruptuar dhe të lidhjeve me krimin në Shqipëri, të cilët kanë përfituar para në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe drejtpërdrejt nga arka e shtetit shqiptar.

Për herë të parë në këto 32 vite pos-komunizëm drejtësia e re e ka ngritur ‘stekën’ e goditjes së elementëve të korruptuar, duke vënë nën hetim për abuzim me pushtetin zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, të cilët kanë ushtruar funksionet e tyre gjatë tërë këtyre viteve.

Goditja që në krye të herës nga ana e SPAK-ut u dha në drejtim të zyrtarëve të lartë të qeverisjes aktuale, dhe për pasojë janë dërguar para drejtësisë dhe kanë marrë dënimin dy ish ministra të kësaj qeverie.

Ndërsa kanë provuar prangat deputetë dhe ish zyrtarë të lartë, ish kryetarë bashkie socialistë dhe është në kërkim, pasi është arratisur, një ish zv.kryeministër, Bëhet fjalë për ish numrin dy të qeverisë shqiptare, Arben Ahmetaj. Të gjithë të akuzuar për korrupsion apo shpërdorim detyre.

Dhe si ‘qershia mbi tortë’ për t’i dhënë një dimension real drejtësisë së re për dhënien fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë të kapur në korrupsion, është dhe arrestimi i Jamarbër Malltezit, dhëndërrit të ish kryeministrit Sali Berisha, për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani” për pastrim parash. Eshtë në burg Abi. Ndërkohë që vjehrri i tij Sali Berisha është nën hetim për korrupsion pasiv, me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ 2 herë në muaj në Gjykatën Speciale.

Dhëndri Malltezi, nuk ka justifikuar paratë e fituara, janë deri më tani publike 5.4 milionë euro të përfituara nga një ‘bythë’ vend si pasojë e trashëgimisë te “Partizani”, megjithëse italianët që para luftës botërore i kanë dëmshpërblyer ish pronarët që morën sërish dëmshpërblim nga ish kryeministri Berisha, tashmë jo me napolona floriri por me sipërfaqe trualli në zemër të Tiranës.

Pikërisht aty, Malltezi sipas akuzës referuar dhe deklaratës së ortakut të tij në biznes Fatmir Bektashi nuk ka futur asnjë lek për të qënë investitor, nuk ka qënë as pronar i biznesit, ndërkohë që justifikohet se nga kompleksi i pallateve nga fituar një shumë prej 5.4 miliona eurosh. Dhe vlera e këtyre pallateve është mbi shumëfish në milionë euro. Se ku i ka gjetur paratë Abi nuk dihet, as për pagesën me këste të dërguar në Gjermani tek vajza, deri më tani dihen 320 mijë euro, për të cilat drejtësia gjermane kërkon shpjegime.

Ndërkohë që Berisha del përdditë në media, edhe sot ishte online me gazetarët, vijon të shpjegojë se si është bërë investimi i Abit tek ish klubi Partizani, për të dhënë dhe atë fitim të madh te kompleksi i pallateve, si dhe duke deklaruar sërish se nuk njeh as gjykatë dhe as SPAK dhe nuk do ta shkelë kurrë derën e tyre për t’i përgigjur pyetjeve. Madje refuzon të marrë dhe njoftimin për masën e sigurisë, duke deklaruar se është vendim anti-kushtetues, pasi duhej kërkuar leja në Kuvend. Bëhet për ta arrestuar një kërkesë e tillë, ndoshta Berisha e ka parandjerë se dhe mund të arrestohet, qoftë dhe arrestit shtëpie. Por ama bën me detaje avokatinë e biznesit të Abit, që akuzohet për ‘pastrim parash’. Ndërsa vetë Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në favor të Abit.

Ndonëse invenstimi nvestimi kapital i projektit tek kompleksi i pallateve te “Partizani” është afërsisht 55.5 milionë euro dhe të gjitha fitimet e investimit janë deklaruar në organet tatimore. Kompania, ku Malltezi sipas ortakut Bektashi nuk është pronar, i është nënshtruar kontrolleve nga organet tatimore dhe institucionet e pastrimit të parave të cilat kanë konstatuar se kompania është në përputhje të plotë me ligjin.

Dhe ku është publikuar në media për këtë pjesë dhe një koment që dyshohet se është bërë nga shtetësja Andia Pustina, ‘ortake’ e Malltezi kjo, sipas të cilit: “Kostoja totale e projektit është 55.5 milionë euro ndërsa të ardhurat nga investimi janë 63.1 milionë euro”. Janë shumë para këto, që mund të fitohen me 113 metër katrorë që ka ‘trashëguar’ Malltezi, pa futur asnjë lek për investimin, me gjithë justifikimet e Berishës ditë pas dite. Që më shumë se Abin, Berisha kërkon të justifikojë veten me sa duket, për të shpëtuar nga dënimi para drejtësisë.

Javanews
Home Kryesoret
SPAK ngre ‘stekën’ e goditjes, a duhen zgjeruar burgjet?!
28/10/2023 18:56

Ajo që vihet re në punën e SPAK në hetimin e dosjeve të rënda është se s’po ngatërrohet shumë me procedura dhe teknicialiteteve për të vertetuar korrupsionin madhor të zyrtarëve të lartë, por në ‘gjurmët’ e organeve hetimore amerikane të hetimit nga ku kanë dhe mbështetjen, prokurorët specialë po ndjekin paratë. Ndjekja e këtyre parave çoi në gjurmët e pastrimit të parave nga ana e dhëndrit të Berishës, dhe me shumë gjasa do të shkojnë deri në ‘zemër’ të pronarit të vërtetë të këtyre parave, vetë ish kryeministrit Sali Berisha. Kështu u veprua dhe me Ahmetajn, dhe kështu po veprohet me të gjithë ata zyrtarë, ‘steka’ është shumë e lartë, të cilët janë ‘piketuar’ për t’u hetuar për përvetësim të parave në mënyrë të padrejtë përmes abuzimit me pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Janë apo s’janë brenda vendit, hetimi vazhdon.

Me sa duket prokurorët e kanë shumë më kollaj për të ndjekur paratë. Ajo që kemi shkruar për shumë kohë, dhe shumë herë madje, e që ka të bëjë me kontrollin e pronësisë së vilave në Gjirin e Lalzit, në tërë bregdetin shqiptar, si dhe në zonat më preferenciale në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, kontrollin e bizneseve në emër të të tretëve, që nga inertet, resortet turistike e deri tek mineralet e rralla përfshirë dhe kromin e mermerin, me sa duket paska qënë dhe në ‘mendjen’ e prokurorëve të SPAK dhe partnerëve tanë që mbështesin drejtësinë e re. Vetëm paskan pritur momentin për të dhënë goditjen.

Teksa shohim se ‘rrezja’ e goditjes së SPAK është zgjeruar shumë, për shkak se janë shumë dosje të rënda që po hetohen dhe që përmbajnë qindra zyrtarë e bashkëpunëtorë të tyre të implikuar në këtë korrupsion madhor, dhe për pasojë shumë të tillë do të prangosen, lind pyetja: A i kanë burgjet tona kapacitetet ‘akomoduese’ për këtë kontigjent të burgosurish “VIP” që pritet të ‘popullojnë’ me shumicë qelitë në Shqipëri?
Kur BE financoi tërësisht ndërtimin e burgut të Reçit në Shkodër, me sa duket e dinte se do të kishte nevojë për zgjerim të kapaciteteve të burgjeve tona, pas goditjes që do t’i jepte drejtësia e re që po ngrihej korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kishte përvojën nga goditja që u bë në Rumani, Kroaci e deri në Malin e Zi. Por me sa duket nuk kishin parashikuar që në ‘rrjetën’ e drejtësisë do të binin kaq shumë zyrtarë të lartë të korruptuar, të cilët në një të ardhme shumë të afërt nuk do të kenë mundësi të jenë të ‘akomoduar’ siç duhet nëpër qelitë e burgjeve shqiptare. Më saktë, parashikohet që të mos i zërë të gjithë, të jenë jo në lirshmërinë e duhur të lëvizjes brenda qelisë.

Ndaj themi që, BE por dhe aleati ynë i madh SHBA duhet ta vënë ‘dorën në zemër’ dhe njëherë, dhe të financojnë ngritjen e ndonjë burgu tjetër, me të gjitha komoditetet që lejon izolimi, në kushtet kur ‘rrezja’ e goditjes së SPAK është zgjeruar shumë dhe pritet të shtohet në progresion dhe numri i zyrtarëve të lartë që do të përballen me burgun.

Të kenë lirinë e duhur në burg sëpaku, qoftë duke investuar dhe nga paratë e sekuestruara nëpër llogaritë bankare të këtyre të korruptuarve apo nga shitja e aseteve të konfiskuara po prej tyre. Ta bëjnë një ‘investim’ për vendin, sepse deri më tani vetëm kanë grabitur paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Eshtë një nevojë rritja e kapaciteteve të burgjeve tona, pasi tregon dhe efikasitetin e drejtësisë së re, por dhe kujdesin e shtetit për të dënuarit e vet. Dhe të mendosh se kemi para dosje të rënda të tipit “Gërdeci”, “21 janari”, afera CEZ-DIA dhe shumë të tjera të këtij lloji, që do të ‘prodhojnë’ me shumicë të burgosur VIP që s’ke ku t’i fusësh.