Nga Glindxhet Madhi/
Në nisje të Vitit të Ri Akademik studentët vijnë këtë vit nga një proces përmirësimi dhe reflektimi, edhe pse rezervat për të rritur edhe më shumë kërkesat vijojnë dhe janë aty.
Ndërtimi i kritikës në çështjen e studentëve është i thjeshtë, por ndryshe nga kritikat duhen thënë disa argumenta që kanë rritur cilësinë e kushteve studentore në qytet.
Sot Tirana mikpret studentët shumë herë më mirë se në të kaluarën.
Karta e studentit ka shtuar shërbimet dhe ka në tryezë edhe marrëveshje të tjera për tu bërë pjesë e paketës.
Studentët vijnë në Tiranë me abone të siguruar falas, edhe rezulton që studentët ta kenë marrë në masë abonenë këto ditë.
Studentët vijnë në Tiranë këtë vit me çmimin e përgjysmuar së tarifës së konviktit.
Studentët vijnë në Tiranë në ambiente të rikostruktuara dhe në godina të reja.
Studentët vijnë në Tiranë me disa hapësira të reja pune në fushën e teknologjisë e cila i mundëson programe punësimi.
Studentët vit pas viti për vendimarrjen do duhet të rënditen në vendin e parë të pritshmërive sepse edukimi i tyre lidhet me përmirësimin e së ardhmes. Edhe ndaj ne si shoqëri apo politikë bërje duhet të shohim vazhdimisht se çdo duhet të bëjmë më mirë sot për brezat nesër.