Plazhi publik përgjatë shëtitores “Taulantia” në Durrës është pajisur me çadra dhe shezlongë, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë komoditet, relaks dhe akses të lirë në bregdet.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhi publik, teksa theksoi se kjo hapësirë publike është sistemuar me kujdes për t’iu përgjigjur nevojave të pushuesve gjatë sezonit turistik.
Sipas tij, investimi është pjesë e angazhimit të Bashkisë Durrës për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve turistike dhe krijimin e kushteve më të mira për vizitorët vendas dhe të huaj.
“Plazhi publik përgjatë shëtitores Taulantia në Durrës është tashmë i pajisur me çadra dhe shezlongë, duke u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve më shumë komoditet, relaks dhe akses të lirë në bregdet.
Kjo hapësirë publike e sistemuar me kujdes është pjesë e angazhimit të Bashkisë Durrës për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve turistike dhe për të garantuar një eksperiencë sa më të mirë për të gjithë ata që zgjedhin të kalojnë pushimet në Durrës”, shkruan Gonxhja.
Plazhet në bregdetin e Durrësit mbeten destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, me një fluks të lartë pushuesish gjatë sezonit të verës.










