Balkanweb është sulmuar nga hakerat. Sulmi nga hakerat është kryer gjatë natës së kaluar dhe kanë kaluar disa orë që faqja BalkanWeb nuk hapet për lexuesit e tij.
Përmes një deklarate, BalkanWeb iu kërkon ndjesë lexuesve për këtë problem dhe siguron se specialistët IT po punojnë për rikthimin e faqes në normalitet.
“Stafi vazhdon të punojë që në çdo moment që do të rifillojë puna, lexuesi të gjejë në faqe çdo informacion si nga vendi ashtu edhe nga bota”, thuhet në deklaratë.