Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, pas mbledhjes së qeverisë ka folur për mediat ku ka deklaruar se është miratuar një akt normativ për ndryshimet në buxhet. Gjithashtu, Mete foli dhe për një prim që do u vendoset qytetarëve për sigurinë e banesave.

Ministri sqaroi se nuk është taksë, por prim bazik sigurimi që do të garantojë mbrojtje nga tërmetet.

“Nuk është taksë është një prim bazik sigurimi që do të sigurojë mbrojtje nga tërmetit. Thelbi i tij është të jetë i përballueshëm. Do të shohim në ligj qëndrimi ynë mbështete nga qeveria. Drafti do të shikohet në frymën e sjellëve të praktikave më të mira. Në konferencën me BB kishin përfaqësues nga një sërë vendesh që kanë një gjë të tillë. Thelbi është që të krijohet një fond, që nëpërmjet ri sigurimit transferon riskun nga vendi të kompanitë më të mëdha në botë, në mënyrë që në rast riskut, të kemi ndërhyrje të shpejtë. Vlera do të përllogaritet në mënyrën sesi është parashikuar do të detajohet me VKM që do ti përgjigjet natyrës së rrezikut dhe shtrirjes. Thelbi është që të jetë një pagesë e përballueshme”, tha Mete.