Beyonce ka bërë bujë me turneun e saj madhështor “Renaissance”, i cili theu rekord pjesëmarrjeje e biletash, teksa të shumta ishin videot virale në rrjet të performancave që vetëm Queen Bey di të realizojë.

Ndërkohë, burime për gazetën “Deadline”, bëjnë me dije se ky turne do të përmblidhet në një film-dokumentar.

Thuhet se Beyonce është në bisedime e sipër për shpërndarjen e projektit direkt në AMC Theatres. Filmi pritet të publikohet më 1 dhjetor gjithmonë sipas medias në fjalë.

Beyonce i xhiroi dy shfaqje pjesë të turneut të saj botëror në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për filmin.

Gazeta shtoi se këngëtarja e hitit “Halo” mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri.

Përfaqësuesit e Beyonce dhe AMC akoma nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme.