Dy të rinj janë arrestuar në kryeqytet, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin biçikleta dhe monopatina.

Policia thotë se ka sekuestruar një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, dhe sasia e lëndës narkotike kanabis.

Bashkë me ta është proceduar penalisht edhe një 19-vjeçar, i cili shoqëronte njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.