Hands of woman showing breast cancer awareness ribbon. Close-up of a female holding a pink cancer ribbon on World Cancer Day celebrated on 4th February.

Sapo kemi hyrë në muajin tetor, muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën sot me thirrjen e përvitshme drejtuar grave dhe vajzave që të marrin fare pak kohë dhe të kujdesen për veten e tyre duke bërë kontrollet e nevojshme për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore .

“MIRËMËNGJES

dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë, si dhe një kujtesë për të gjitha familjet për t’u përkujdesur ndaj nënave, grave, motrave e vajzave që të kryejnë kontrollet mjekësore për të parandaluar surpriza të padëshiruara shëndetësore, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama.