Shqipëria ka reaguar për sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë. Minsitri i Punëve të Jashtme Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dënuar sulmin ku mbetën të plagosur dy oficerë policie dhe shprehu solidaritet të plotë me Turqinë, duke refuzuar çdo formë të dhunës terroriste.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin terrorist në Ankara. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe refuzojmë çdo formë të dhunës terroriste. Mendimet tona janë me të lënduarit, teksa i urojmë atyre shërim të shpejtë!”, shkruan Hasani.
Mëngjesin e sotëm Turqia u trondit nga një sulm kamikaz pranë Ministrisë së Brendshme dhe parlamenti, i cili do të niste sot sesionin e ri legjislativ.