Ministri i Brendshëm, Taulant Balla po prezanton në Komisionin e ‘Shëndetësisë’, ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku kërkohet që në këtë listë të futet edhe oksidi i azotit dhe disa substancave të tjera. Me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, një fenomen shqetësues që është përhapur sëfundmi sidomos tek të rinjtë.

“Të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope si një lëndë e dëmshme për shëndetin atyre që e përdorin dhe shëndetin e shoqërisë sonë. Policia e Shtetit prej momentit të parë kur Kuvendi më ka ngarkuar detyrën si ministër më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit. Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike. Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi.

Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope. Është ky shqetësim që kemi, përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara. Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj”, tha Balla.