Në muajin gusht kreditë për shtëpi në lek bëhen më të lira. Sipas BSH norma mesatare e interesit për kreditë në lek zbriti në 3.89% nga 4.04% që ishte në korrik duke shënuar dhe vlerën më të ulët të normës mesatare për kredi për shtëpi brenda një viti.

Norma mesatare e interesit filluan duke zbritur gradualisht në muajin nëntor të 2022, ku niveli mesatar ishte 4.99%, dhe aktualisht qëndrojnë ndjeshëm, nën mesatare me mbi 1% diferencë.

Por çfarë ndikoi në këtë trend? Frenimi i rritjes së normës së interesit nga Banka Qendrore si masë frenuese për të kontrolluar inflacionin. Konkretisht rrënja e normës së yeldeve të Bono Thesarit, mjeti financiar që qeveria merr borxh nga investitorët dhe premton të paguaj interes, përcaktohet si referencë e kredive afatgjata për prona të patundshme.

Normat e interesit për kredi me norma të ndryshueshme interesi janë të lidhura me ecurinë e yeldeve 12-mujore, pasi janë përcaktuese të normës.

Gjatë këtij viti yeldet e bono thesarit kanë pësuar rrënjë duke zbritur shumë afër normës bazë së interesit.

Zbritje pësoi edhe norma e interesit për kreditë ne euro, të cilat në muajin gusht për kreditë e reja norma zbriti në 4.97% nga 5.32% që ishte në korrik.

Sipas BSH në fund të muajit gusht portofoli kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në 176 miliardë leke ose 1.66 miliardë euro.

Krahasuar me një vit më parë portofoli është rritur me 8.7% ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8% duke treguar kështu një rritje domethënëse të kërkesës për kredi nga blerësit e pronave.

Ndërkohë bankat po vijojnë te ofrojnë kushte tërheqëse për këtë produkt, sidomos periudhën fillestar me norma fikse interesi.

Kredia për shtëpi është një produkt qe rrit portofolet afatgjata te bankave dhe shpërndajnë mirë rrezikun e kredisë. Kredia për shtëpi është gjithashtu ndër produktet më cilësore pasi mbartin raportin më të ulët të kredive me probleme.