“Është një gënjeshtër e Hamasit” se ushtria izraelite sulmoi një kolonë civilësh palestinezë që iknin nga veriu i Rripit të Gazës në drejtim të jugut. Kështu tha në një konferencë për shtypin ndërkombëtar, zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari.

Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, ku sipas raportimeve të mediave, ushtria izraelite goditi kolonat me civilë që largoheshin nga qyteti i Gazës të premten, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke plagosur të tjerë. Mes viktimave raportohet se ka edhe fëmijë. BBC raporton se janë regjistruar të paktën 12 viktima.