Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara. Reperi ka kohë që nuk është shfaqur më as në rrjete sociale.
Së fundmi një veprim i vëllait të Sarës ka shtuar më shumë dyshimet se mes çiftit ka probleme. Ai ka pëlqyer një postim ku shkruhet se njerëz pranë Ledrit dhe Sarës kanë konfirmuar ndarjen.