Muzeu i Luvrit, më i madhi në botë, mbylli këtë të shtunë dyert për arsye sigurie, pas alarmit për terrorizëm pas sulmit në Arras në veri, i cili që nga dje është ngritur në nivelin më të lartë në të gjithë Francën.
Kjo masë u mor pasi një i ri sulmoi një shkollë në Arras duke vrarë një mësues dhe duke plagosur dy persona të tjerë ndërsa bërtiste “Allah Akbar”.
Mbyllja në orën 12:00 u mor pasi autoritetet po verifikonin një mesazh kërcënues.
“Louvri mori një mesazh me shkrim që raportonte një rrezik për muzeun dhe vizitorët e tij. Ne kemi zgjedhur ta evakuojmë dhe ta mbyllim për ditën kur kryejmë kontrollet thelbësore”, u tha në deklaratë.
Turistët që po vizitonin muzeun janë evakuuar.
“Kisha hyrë së fundmi me gruan dhe djalin tim”, tha italiani Emanuele Silvi për Repubblica ndërsa ishte me pushime në kryeqytetin francez. “Po shkonim në katin e parë për të parë Mona Lizën. Por sapo po ngjiteshim, alarmi ra, rojet e sigurisë na ndaluan dhe na thanë të dilnim. Muzeu – konfirmon ai – është evakuuar plotësisht. Tani ai është i rrethuar nga policia”.
Pas evakuimit dhe mbylljes së Muzeut të Luvrit në orët e para të pasdites, radha i erdhi një tjetër vendi emblematik: Pallati i Versajës, cili po ashtu u evakuua për shkak të një kërcënimi me bombë. Ai do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës. Kërcënimi për bombë erdhi pas një mesazhi anonim në faqen e internetit moncommissariat.fr .
Dje qeveria ngriti alarmin për sulm në Francë në nivelin më të lartë, pas vrasjes së një mësuesi në Arras të kryer nga një student mysliman i radikalizuar.