Nitya Rajan, gazetarja e emisionit “Good Morning Britain” ka pasur një raportim të vështirë mëngjesin e kësaj të premteje teksa i është dashur të përballojë stuhinë gjatë transmetimit live.

Rajan, po raportonte lajmet më të fundit në lidhje me Stuhinë Babet, e cila ka goditur Skocinë dhe pjesë të Anglisë në 24 orët e fundit.

Siç shihet në video shiu mbulon kamerën ndërsa Rajan mezi qëndron në këmbë nga era e fortë, e cila e bën të humbasë elkuilbrin.

Pavërësisht se gjendej mes stuhisë ajo viojonte raportimin. Në një moment drejtuesja e programit Kate Garraway i kërkon asaj që të ndalë raportimin e të ketë kujdes.

“Raportimi juaj është i shkëlqyeshëm dhe jetik, por ne jemi të shqetësuar për ju, nuk duam që ju të rrëmbeheni nga stuhia”, tha Garraway.