“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët.

Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.

Aji që presim nga Kosova është riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet, plotësisht dhe totalisht.

Pres që Vucic të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar.

E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt.

Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.