Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës nga ndeshjet e raundit të tetë kualifikues për “Euro 2024”. Këtë javë u luajtën ndeshjen e teta të grupeve për kualifikim në “Euro 2024”, ku Kosova nuk luajti fare shkaku i shtyrjes së ndeshjes me Izraelin, ndërsa Shqipëria luajti miqësore me Bullgarinë, ku fitoi 2-0.
Nga ndeshjet kualifikuese, vëmendja ishte te “kombëtarja e tretë” e shqiptarëve, Zvicra, ku luajnë rreth pesë ose gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare.
Njëri nga ta pa dyshim se është edhe Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një supergol dhe asistoi te njëri gol në barazim 3-3: me Bjellorusinë.