Armando Broja duket se është rikthyer të shkëlqejë edhe përtej fushës së gjelbër. Pasi la pas dëmtimin e gjatë, duke u rikthyer me Chelsea-n dhe duke arritur të shënojë, 22-vjeçari tani po i kushton më shumë vëmendje edhe jetës personale.

“Prive” raporton se e dashura e yllit të futbollit është influencerja Xhejd Uills dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Kjo lidhje vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë. Edhe pse në atë periudhë lidhja e tyre dukej serioze dhe e konsoliduar, tashmë ajo i përket së kaluarës.