Viti 2024 është shpallur nga qeveria shqiptare si viti i pyjeve. Sipas ministres së Mjedisit, Mirela Kumbaro kjo nismë synon që të mbrojë pasurinë e vendit tonë.
“Duhet të zbatojmë ide të reja. Të ndërtojmë teknologji dhe të përdorim teknologjitë e reja për të ruajtur jetën ekonomike dhe thesarin tonë kombëtarë që ndodhet tek pyjet dhe burimet e tjra natyrore. Duhet t’i përgjigjemi kërcënimit të ndryshimit të klimës duke ditur se nëse sot tregohemi indiferent për gjënë e vogël nesër do na bijë në kokë kërcënimi i madh.”
Kumbaro u shpreh se moratoriumi i pyjeve dhe gjuetisë ka dhënë efektet e duhura në natyrë, por sipas saj nuk është e mjaftueshme.
“Besojmë se ka qenë masa e duhur duke marrë parasysh kontekstin, por e pamjaftueshme them sërish sepse jemi të vetëdjshëm që masat e zbatuara nuk janë të mjaftueshme për nevojat e kohës tonë që siç e shikojmë ecin ndonjëherë më shpejt se sa rregullat dhe ligjet që vendosim.”
Këto deklarata ministrja e Mjedisit, Kumbaro i bëri në 60-vjetorin e shkollës së mesme pyjore në Shkodër, e vetmja në Shqipëri.