Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur.

Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha më tej se njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve është e vështirë ta braktisin këtë nostalgji dhe të angazhohen në zgjidhje demokratike e evropiane, raporton Telegrafi.

“Ne po jetojmë në kohën ku ky projekt i këmbimit të tokave ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur ende dhe e shoh shumë shpesh kudo që takohem ose dëgjoj presidentin e Serbisë që flet publikisht që angazhohet në diskutimet në dialog në Bruksel sepse fantazitë mund të mos jenë reale po e kushtëzojnë të menduarit dhe sjelljen…”, tha kryeministri.

i tha më tej se përkundër dështimit të projektit si të tillë, ideja ekziston ende, por pa ndonjë gjasë të madhe të hyjë në fuqi.

“Ky projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, një prej paraardhëseve të mi, pasi në atë kohë është parë si një rregullim, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familje të tyre e që flasin për territore të shtetit të tyre si të ishin prona private”, tha Kurti.