Finalja e “Copa Libertadores” 2023 mes Boca Juniors dhe Fluminense do të luhet këtë mbrëmje, më 4 nëntor, në orën 21:00 me orën shqiptare në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiro. Trofeu më i rëndësishëm në Amerikën Latine ka bërë që tifozët të bëjnë çmenduri për të qenë të pranishëm në Boca Juniors – Fluminense. Dueli brazilo-argjentinas do ketë vëmendjen e gjithë botës, me lojën në fushë dhe spektaklin në tribuna që është i garantuar.

Argjentinasit, të udhëhequr nga golat e Edinson Cavanit, nuk kanë fituar asnjë ndeshje në fazën e eliminimit direkt deri këtu. Në 6 ndeshjet që kanë zbukuruar rrugëtimin e tyre, ata gjithmonë kanë barazuar, më pas kanë triumfuar nga penalltitë.

Nga ana tjetër, ecuria e Fluminense ishte më e qartë, e kompletuar me përmbysjen e madhe në derbin brazilian ndaj Internacional në gjysmëfinale. Në rast të fitores së finales, do të ishte një tjetër triumf për Brazilin, i cili e ka bërë të vetën “Copa Libertadores” 5 herë në 6 edicionet e fundit. Një dominim i qartë dhe i padiskutueshëm në vitet e fundit.

Formacionet e mundshme:

BOCA JUNIORS (4-4-2): Romero; Advincula, Figal, Valentini, Fabra; Medina, Pol Fernandez, Equi Fernandez, Barco; Merentiel, Cavani. Trajner: Almiron

FLUMINENSE (4-2-3-1): Fabio; Samuel Xavier, Nino, Felipe Melo, Marcelo; André, Alexander; Arias, Ganso, Keno; Cano. Trajner: Fernando Diniz.