E ndërsa Greqia ka paralajmëruar se do të vendosë veton për integrimin e Shqipërisë në BE, vendet e tjera anëtare shprehen hapur pro aderimit të vendit tone.

E fundit ka qenë Çekia, e cila përmes kryediplomatit të saj ka shprehur mbështetje për futjen e Shqipërisë në BE. ‘Shqipëria ka mbështetjen tonë të vazhdueshme për t’u integruar në Bashkimin Evropian. – tha ministri i Jashtëm, Jan Lipavský në një bisedë telefonike me homologun e tij shqiptar, Igli Hasani.

Biseda është publikuar në rrjetin social X.

Ministri i Jashtëm çek nënvizoi gjithashtu edhe se Praga zyrtare dëshiron të vazhdojë të punojë në marrëdhënien mes dy vendeve.

Dje në një intervistë për France 24, duke komentuar bllokimin nga Greqia të letrës së 27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve për shkak të çështjes “Beleri”  Rama u shpreh se bllokimi për këtë çështje nuk do të qëndrojë pasi nuk do të ishte serioze dhe se me Athinën marrëdhëniet ishin strategjike.

 

Komisioni Europian kërkon nga vendet anëtare hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për grupkapitujt e parë, brenda fundit të këtij viti. Në Strategjinë e Zgjerimit të miratuar sot në Bruksel bëhet e ditur se raporti i vlerësimit i është dorëzuar Këshillit europian që në muajin korrik. Më 8 nëntor gjatë prezantimit të raportit vjetor për ecurinë e Shqipërisë ku vlerësohet se vendi ka bërë përparime, porse nevojiten përpjekje të mëtejshme. Duke njohur zhvillimet pozitive, Komisioni vlerësoi se lufta kundër korrupsionit mbetet shqetësim serioz