Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka këshilluar Kristjan Asllanin që mos largohet nga Interi.
Në një intervistë për mediet në Itali, braziliani ka thënë se mesfushori është shumë i fortë dhe duhet t’i besohet më shumë.
“Nuk do ta këshilloja kurrë Asllanin që të largohej nga Inter për të kaluar në një tjetër skuadër ku do të kishte më shumë minuta.
Mua më intereson se si paraqitet ai në kombëtare dhe me ne ka treguar se është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Sylvinho për cronachedispogliatoio.it.
22-vjeçari nga Elbasani për të dytin sezon është pjesë e Interit, me zikaltërit që e blenë për 14 milionë euro nga Empoli. Minutat e pakta bënë që gjatë verës ai të shihte mundësinë e huazimit, teksa në fund ndenji në ekip.Këtë sezon me Interin Kristjani ka luajtur 12 ndeshje të shpërndara në Champions League dhe në Serie A, për 285 minuta në total.