300 çerdhe dhe kopshte private janë kontrolluar në të gjithë vendin! Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bën me dije se janë procedura penalisht 129 pronarë çerdhesh dhe kopshtesh private, ndërsa janë gjobitur 18 pronarë çerdhesh dhe kopshtesh private.

‘Tiranë#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht.’- shkruan ministri.