Dëmi i shkaktuar në trup nga ilaçet e përdorura në mënyrë të pandërgjegjshme për hir të ndërtimit të shpejtë të muskujve është i tmerrshëm. Ekspertët paralajmërojnë se këto barna nuk duhet të blihen rastësisht nga faqet e internetit, por duhet të përdoren nën mbikëqyrjen e mjekut.
Steroidet, të cilat përdoren për bodybuilding shkaktojnë rritje të tepërt të muskujve te atletët duke dëmtuar shëndetin. Sipas ekspertëve, steroidet duhet të merren nën mbikëqyrjen e mjekut, përndryshe mund të çojë në vdekje. Duke theksuar se steroidet janë një hormon shumë i rëndësishëm i çliruar në trup nga qelizat endokrine, mjekët pohojnë se ky ilaç përdoret gjithashtu në disa sëmundje autoimune, sëmundje reumatike, inflamacione vaskulare, sëmundje kancerogjene, astmë. Ekziston edhe keqpërdorimi i steroideve anabolike për kushte jomjekësore të tilla si bodybuilding dhe rritja e performancës atletike. Tek ata që e përdorin në mënyrë të pandërgjegjshme dhe pa këshillën e mjekut, mund të zhvillohen efekte anësore si dëmtimi i mëlçisë, ndryshime të dëmshme në nivelet e kolesterolit, dëmtimi i muskujve të zemrës dhe hipertensioni. Mund të çojë në sulm në zemër për shkak të arteriosklerozës. Për më tepër, si rezultat i çekuilibrit hormonal, mund të ndodhë zmadhimi i gjoksit dhe infertiliteti. Vdekjet ndonjëherë mund të ndodhin tek njerëzit që përdorin steroid anabolikë midis moshës 30 dhe 50-vjeç. Kryetari i Shoqatës të Shëndetit për të Gjithë, Ülkümen Rodoplu shpjegon se steroidet, mund të shkaktojë bllokim në enët e gjakut dhe të shkaktojë dëmtim të trurit dhe veshkave.
Steroidet janë shumë të zakonshme në faqet e internetit. Por nuk është e ligjshme shitja e këtyre produkteve në internet. Barna të tilla duhet të blihen me recetë të mjekut, ashtu si antibiotikët.