Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2024, do të garantojë përfundimin e 30 shkollave të reja, si dhe nisjen e punimeve për shkolla të tjera.
“Buxheti 2024, garanton përfundimin e 30 shkollave të reja dhe hapjen e kantiereve të reja”- shkruan Rama në facebook.
Më herët, kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se buxheti i vitit 2024, parashikon rritje të rrogave për 30 mijë mësues, mbi 14 mijë infermierë si dhe indeksim të pensioneve për 717 mijë pensionistë.
Të hënën pritet të mbahet seanca maratonë për miratimin e buxhetit 2024. Deputetët e ‘grupit’ të Bardhit dhe Berishës kanë paralajmëruar sërish bllokim të seancës ashtu siç kanë vepruar me seancat dhe me komisionet parlamentare gjatë 2 javëve të fundit.