Në buxhetin e ri për vitin 2024 do të ketë një mbështetje financiare për më shumë se 717 mijë pensionistë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruan se pensionistët do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve, për të cilin do të vihet në dispozicion fondi prej 250 milionë eurosh.
“Buxheti për vitin e ri 2024, mbështet financiarisht 717.330 pensionistë nëpërmjet indeksimit dhe bonusit të pensioneve 250 milionë euro”- thuhet në postimin e Ramës.