Kryekomsioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Celibashi tha partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës.
‘Kuvendi dhe Partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni të faktit të Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje.
Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin.’- tha Celibashi.