Sali Berisha ka deklaruar sot se aksioni i opozitës do të vijojë me sakrifica më të forta në Kuvend. Ai shtoi se opozita është e vonuar në këtë aksion.
“Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta per të rikthyer të drejtat tona kushtetuese sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se në disa aspekte jemi të vonuar në këtë betejë.
Deputetët do të shkojnë drejt grevës së urisë nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Vendi do të përcaktohet.
Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren. Cila ditë apo cila java mbetet për tu përcaktuar. Parlamenti është futur nën tavolinë, është bërë virtual”, tha Berisha.
Kujtojmë se Rithemelimi nuk ka lejuar së fundmi zhvillimin e seancave plenare. Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e fundit, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.