Ajri i ftohtë dhe i thatë i kondicionuar sjell shumë freski në minutat e para, por më pas vëren se të kanë kapur të dridhurat.

Nëse kalon një kohë të gjatë nën presionin e ajrit të kondicionuar ndihesh më i lodhur dhe muskujt janë më të kontraktuar nga ethet e ditës.

Së pari, kondicioneri është një vlerë e shtuar për njerëzit që vuajnë nga astma dhe alergjitë, duke qenë se poleni dhe pluhurat filtrohen automatikisht.

Gjithashtu, kondicioneri than lagështinë dhe pastron ajrin duke na ndihmuar të marrim frymë më lehtë.

Më poshtë do të gjeni të listuara pesë problemet shëndetësore që mund të shkaktojë kondicioneri.

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrat nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku.

Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen.

Që të shmangni një gjë të tillë, duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe dilni herë pas here në ajër të pastër.

Në këtë mënyrë temperatura e trupit tuaj do të jetë më e balancuar.