Aktori i njohur Edmond Halili mes lotësh foli për miqësinë e tij prej vitesh me Zef Dedën, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Ai tha për gazetarin e News24 Senad Nikshiqi se i kishte ngelur peng që nuk e kishte takuar ditët e fundit Zefin, madje që ky i fundit e kishte kërkuar.
“Kemi qenë që fëmijë bashkë që njihemi. Kemi qenë shok të mirë dhe kolegë. Kemi ndarë skenën. Nuk e takova kur bëra shfaqjes. Pasi u mora me gjithë organizimin. Pasi mbaroi shfaqja ika në shtëpi. Kur erdha në Shkodër nga ora 9 e 30 të mëngjesit, u futa te hyrja në kat të dytë, takova një djalë me çantë. Ai tha; Zefi na la. Më erdhi keq, se erdha nga Durrësi ta takoja, por…(qan). I kishte thënë; si nuk erdhi Mondi nuk më takoi. Më ka përmendur në momentet e fundit. Më ka ngelur peng, më mirë mos të ma thoshte gruaja e tij (qan). Do më ngel peng tërë jetën”, tha ai.