Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka uruar Pavarësinë e Shqipërisë.

Në “Instagramin” e saj ku numëron 305 mijë postime, Dua shkruan në shqip: “Urime festa e Pavarësisë”, teksa ka rishpërndarë postin e babait të saj, Dukagjin Lipa.
“Një komb, një flamur. Urime festa”, shkruan Dukagjin Lipa.

Dua ka publikuar disa foto me flamurin kuqezi. Artistja viziton shpesh atdheun, ndërkohë që përdor rrjetet sociale për të promovuar bukuritë e vendit tonë.