Eli Fara është në prag të publikimit të këngës së re që do t’i shtohet repertorit të saj të pasur muzikor. Kur përmend këtë të fundit, të kujtohet menjëherë karriera e saj e gjatë dhe e suksesshme si këngëtare dhe nuk mund ta lidhësh Eli Farën me asnjë profesion tjetër.

Por gjatë bisedës me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, artistja tregoi dy profesione të mundshme që mund t’i ishin përshtatur nëse nuk do të merrej me muzikë. Në ‘sekretet’ që ndan në program, Eli zbulon edhe anë të panjohura të saj, si rastet kur qetësia që e karakterizon ‘thyhet’ nga zemërimi.

Aldo: Nëse s’do ishe këngëtare, çfarë do ishe?

Eli Fara: Çfarë s’do isha. Ndoshta do isha… unë kam punuar edhe mësuese në fakt.

Aldo: E di.

Eli Fara: Do kisha ndenjur mësuese, por…

Aldo: S’besoj se do kishe nerva.

Eli Fara: Unë shoh që kam pasion arkitekturën.

Aldo: Arkitekturë? Një studio kështu…

Eli Fara: Jam e apasionuar pas arredimeve, do isha e shkëlqyer.

Aldo: Po përse nuk e bën?

Eli Fara: Po shkoi vapa me gushtin.

Aldo: Ç’ia fut kot? Ku ke gusht ti moj motër? Ti maksimumi tetor, po gusht? Ti s’ke fare! Shyqyr publiku të ka parë që atëherë, të sheh edhe tani dhe e dinë të gjithë që ti nuk ke gusht. Cila është një anë e Elit që njerëzit e afërt e njohin, por publiku nuk e njeh? Kurioz jam, si i ke nervat ti Eli, kur të ndizet llampa, të ikën truri, 30 sekonda?

Eli Fara: Jam…

Aldo: Bishë.

Eli Fara: Vizualisht dukem e butë dhe jam e butë.

Aldo: Je në natyrë. Sa e ke, 30 sekonda?

Eli Fara: Kur jam në një pikë që nuk mban më… durimi im është pa kufi, realisht pa kufi. Por po arriti ai limiti i gjithë kufijve, unë jam katastrofë. Por jo katastrofë në kuptimin që të humbas logjikën, por e ndiej edhe vetë…

Aldo: Që e tepron?

Eli Fara: Jo nuk e teproj. Po nuk fola, e ke keq punën me mua. Po fola është shumë keq puna. Por po nuk fola, nuk ka kthim mbrapa.