Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Romë ku është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Ka qenë vetë kreu i qeverisë i cili ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja e tij në Palazzo Chigi në Romë nga Meloni. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ,Ministri i jashtëm Igli Hasani dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë.
‘Romë, Palazzo Chigi – Me kryeministren e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni!’- shkuan Rama. Ndërkohë, pritet që të kenë dhe një konferencë të përbashkët shtypi mes kryeministrit Rama dhe homologes Meloni./m.j