Sezoni i gjashtë i dramës mbretërore “The Crown” përshkruan ngjarjet e fundit të viteve 1990, duke përfshirë vdekjen e Princeshës Diana.

Në katër seritë e publikuara së fundmi, fantazma e Dianas i shfaqet Princit Charles dhe Mbretëreshës.

Pikërisht ky detaj i ka ndarë kritikët në dysh. Dikush për shembull shkruan:

“Seriali i fiksuar pas Dianës është vetë përkufizimi i skenarit të keq”.

Sezonet e fundit kanë ndeshur në shumë kritika në fakt.

“Ai filloi të bjerë në sezonin e tretë, humbi plotësisht ekuilibrin gjatë dy të tjerëve dhe tani po bie në humnerë”, shkruan kritikja Lucy Mangan nga The Guardian.

Megjithatë performancës së aktorëve iu jep hakun që u takon për shkak të lojës së mirë aktoriale.

Edhe Anita Singh e The Telegraph i bën më shumë jehonë mendimit të The Guardian, duke shkruar se ‘seriali i Netflix po shkon në një rrugë pa krye’ pasi sezoni i ri është ‘përhumbur nga fantazma e çuditshme e Princeshës Diana’.

Pra sërish problemi është fantazma.

Singh kritikoi gjithashtu skenën së përplasjes së makinës, duke shkruar: ‘Kaosi i ditës së fundit të Dianës dhe Dodit në Paris është treguar, por nuk ka skena brenda tunelit Pont d’Alma. Ne kaluam nga zhurma e përplasjes, tek zilja e telefonit në Balmoral. I gjithë dialogu në të cilin dikush jep lajmin për vdekjen e Dianës është dubluar; gojët e tyre lëvizin në heshtje dhe ne fokusohemi te reagimet. Pse duhet t`ia lëmë këtë skenë imagjinatës tonë?

Edhe The Times e kritikon idenë e “fantazmës së Dianës”.

Sidoqoftë, të gjithë vazhdojnë të vlerësojë performancën e Elizabeth Debicki si Diana, duke e quajtur atë të jashtëzakonshme.

“Ndjeshmëria me të cilën ajo portretizon tetë javët e fundit të jetës së Dianës dhe ngjashmëria me Dianën është e jashtëzakonshme, ajo përkulje e kokës, një shpirt paksa i përhumbur, i vetmuar”, shkruajnë.

Variety merr në konsideratë marrëdhënien e Dianës dhe Dodit, duke shkruar: “Morgan nuk ofron një romancë të stuhishme, por një përshkrim të një miqësie ngushëlluese që sapo kishte filluar të lulëzonte dhe ishte përkeqësuar nga perceptimi publik dhe detyrimet familjare”.

Kurse Empire vlerëson sezonin e ri, duke thënë: “Ky është më emocionuesi që është shfaqur ndonjëherë, duke përdorur një përzierje lotësh, pamjesh të jetës reale dhe ‘fantazma’ të Princeshës. Sido që të ndiheni për këto fantazma – të cilat përfaqësojnë si Dodin ashtu edhe Dianën – episodi i katërt mbetet i paharrueshëm dhe është ai që e lartëson sezonin në tërësi.”

Sezoni i ri mbulon furinë mediatike rreth marrëdhënies së Dianës dhe Dodit, e cila kulmoi me ndjekjen e paparacëve që shkaktoi përplasjen e makinës me të cilën ishin të dy, në një tunel në Paris. Të dy vdiqën më 31 gusht 1997 së bashku me shoferin e makinës Henri Paul.

Seriali gjithashtu portretizon ngjarjet e menjëhershme pas aksidentit fatal me makinë, duke përfshirë reagimet dhe përgjigjet nga Mbretëresha, tekAl Fayed (babai i Dodit) dhe Princi ëilliam që përpiqen të integrohen përsëri në jetë pas ngjarjes.