Është prezantuar sot flota e re për sistemin e burgjeve në vend. Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith e quajti marrëveshjen mes dy vendeve për të burgosurit, një pikë kyçe në forcimin e relatave diplomatike.

“Është një moment historik për marrëdhënie më të ngushta mes Shqipërisë dhe Britanisë. Është një marrëveshje e rëndësishme, zoti Manja më kujtohet kur konfirmuar vullnetin tuaj ndaj këtij bashkëpunimi dhe vendosët parametra shumë të forta, është një marrëveshje kaq pozitive që është në të mirë të shqiptarëve dhe britanikëve. Ka qenë një vit fantastik në marrëdhëniet tona duke shfrytëzuar mundësitë, nënshkruam komunikatën e përbashkët Dhjetorin e kaluar.”

Ambasadori vuri theksin dhe tek operacionet e përbashkëta mes forcave policore, duke shtuar se numri i shqiptarëve që kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe është ulur me 90%.

“Numri i shqiptarëve në barkat e vogla është ulur me 90%, policia e forcat tona kufitare po kryejnë operacione të përbashkëta. Ne kemi hapur Dhomën Britanike të Tregtisë për të rritur lidhjet ekonomike mes dy vendeve tona, është thelbësore që të rinjtë të kenë mundësinë të punojnë. Kemi shkëmbyer vizita të nivelit të lartë, duke përfshirë vizitën e Ramës në Mars në Londër, apo ministri i Jashtëm britanik në Samitin e Berlinit në Tiranë. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama, ministrin e Drejtësisë Ulsi Manj, dua të falenderoj qeverinë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në këto përpjekje, sot po festojmë marrëveshjen novatore të burgjeve, Rama dhe Sunak ranë dakord të përmirësojnë marrëveshjet tona.”

Në mbyllje të fjalës së tij, ai e cilësoi Shqipërinë si partnerin më të mirë ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.

“Britania e Madhe po mbështet Shqipërinë në modernizimin dhe reformimin e sistemit të burgjeve, bashkëpunimi përfshin shkëmbimin, plani i vitit të dytë të këtij projekti ka filluar tashmë. Falenderojmë partnerët tanë dhe kolegët e mi nga Shërbimi i Burgjeve për këtë nivel të lartë bashkëpunimi. Këtë vit jemi më optimistë se kurrë për të ardhmen e marrëdhënieve tona, është partneri ynë më i mirë ndërkombëtar dhe operacional.”