SHQIPËRI- Pas rritjes së pagave për mbi 14 infermierë, në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar mbështetje edhe për nxënësit e shkollave.
Kryeministri Edi Rama shkruan se janë rreth 231 mijë nxënës nga klasa e parë deri në të nëntën, të cilët do përfitojnë libra falas në gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjesi dhe me njoftimin se buxheti i ri vijon të garantojë librat falas për 231 mijë nxënës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. Gjatë vitit 2024 është planifikuar rritja e pagave mesatare në sektorin publik deri në 900 euro.