Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është shfaqur si rrallë herë me partnerin e saj në Londër, Romain Gavras.

Dyshja u fotografua mbrëmjen e djeshme teksa dilte nga një restorant në Londër. Dua ishte e shoqëruar nga i dashuri dhe nga vëllai i vogël 17-vjeçari, Gjin Lipa.

Partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, me kokën ulur duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele.

Ylli i muzikës dhe regjisori 42-vjeçar janë çift prej disa muajsh. Ata e zyrtarizuan lidhjen e tyre kur pozuan së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë në maj.

Në verë ata pushuan së bashku edhe në destinacione të ndryshme, madje kaluan pushime edhe në Shqipëri.