Ronaldo Shakra ishte konkurrenti i radhës që u largua nga spektakli “Dancing With The Stars” mbrëmjen e së premtes. Të ftuar në studion e “Dancing With The Stars Fan Club”, ishin Albi Nako, ish-konkurrentja e DWTS Julka Gramio, Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij në kërcim Frenki.
Sërish ishte një mbrëmje me plot debat mes Ronaldos dhe Oltës, ku kjo e fundit e konsideroi valsin që ai kërceu me partneren e tij Frenki, si valsin më të shëmtuar. Kaq ka mjaftuar që të shpërthente dhe Ronaldo.
Ronaldo: Është çështje gustosh. Nuk bie pre e provokimeve të tua dhe një niveli të tillë bisede sepse jemi në televizion e dashur.
Olta: Jo, ne nuk po bisedojmë.
Ronaldo: E dyta, po them një shprehje Olta por të lutem dëgjoje dhe mbaje mend mirë: ‘Për të njohur një njeri, vëre në pushtet dhe del fytyra e tij e vërtetë.” Ajo karrige nuk të bënë ty të flasësh çfarë të duash dhe si të duash, u referohem komenteve të tua për padjeshkën. Ironitë, lëre se nuk të shkojnë fare.
Këto ishin disa nga replikat mes njëri-tjetrit që shkëmbyen mbrëmjen e së premtes. Duke komentuar vendimin e jurisë dhe pikët që i dhanë Ronaldos, Albi Nako shprehet se Olta ka bërë vlerësimin dhe përgjigjen më të shëmtuar të një anëtari të jurisë, sepse ajo duhet të gjykonte nga ana profesionale dhe jo personale.
“Gjatë rrugëtimit, kuptova që është një ndër të paktit persona që e donte kërcimin, ndryshe nga disa konkurrentë pa cituar emra. Olta për mua bëri përgjigjen më të shëmtuar e një anëtari të jurisë sepse duhet të gjykojë nga ana profesionale dhe jo personale”, u shpreh Albi Nako.