Vatër e fuqishme zjarri në një pikë të grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.

Siç shihet nga pamjet e BW, re të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.

Ndërkohë gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se dyshohet që zjarri të ketë ardhur si pasojë e shpërthimit të fishekëve në pikën e grumbullimit të skrapit.

Makinat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ndërkohë, paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz. Edhe herë të tjera në këtë pike të grumbullimit të skrapit ka pasur shpërthime.