Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić-Radman, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare me veprimin e tij ndoshta spontan, gjatë fotos familjare me ministrat e Jashtëm të BE-së në Berlin.

Në momentin që grupit të ministrave, për të bërë foton, i është bashkuar ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ministri kroat ka nxitur për ta përshëndetur.

Ai i ka zgjatur dorën dhe është përkulur për ta puthur në faqe, por kthimi i shpejtë përballë fotografëve i ministres, ka bërë që Radman ta puthë në cepin e buzës.

Ky veprim, padyshim që ka vendosur në siklet ministren gjermane, e cila është mundur ta kamuflojë sikletin e saj duke e kaluar me një buzëqeshje të sforcuar.

Ministri kroat është kritikuar nga mediat vendase, por është shprehur se ai moment ishte një “qasje e ngrohtë, njerëzore ndaj një kolegeje“, por pranoi se u krijua një situatë e sikletshme.