Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku është planifikuar të diskutohet pr/ligji për buxhetin 2024 nisi online
Deputetja e opozitës Sorina Koti e cila tha se ndodhet në sallën ku mbahet mbledhja e Komisionit të Ekonomisë me dy deputetë ftoi deputetët që mbledhjet të bëhen fizikisht.
Sorina Koti: Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit. Ju lutem mos na hiqni të drejtën për të folur dhe lirinë e fjalës. Do respektojmë kolegët e PS-së dhe do të kemi rikthim normal të seancës sonë. “
Eduard Shalsi: “Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini.