Duke folur për Kongresin e PS i cili është shtyrë për t’u mbajtur në dhjetor, me qëllim që fokusi aktual të jetë tek buxheti, deputetja Evis Kushi tha se i gjithë sekretariati i partisë do të votëbesohet si dhe do të miratohet platforma e re që po prezantohet nga kryeministri Edi Rama gjatë tureve të tij në qytete të ndryshme.

“Ne do të votohemi, i gjithë sekretariati. Do të miratohet edhe platforma, ato shtyllat që po i prezantojmë në asambletë socialiste.

Kryeministri do shpalosë idetë, por në këto javë buxheti do jetë kryefjalë sepse është një buxhet shumë i rëndësishëm. Turi do të vazhdojë në të gjithë qarqet. Në çdo qark do jetë asambleja e zgjeruar e PS”- tha Kushi.