Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, deklaron se të gjitha skuadrat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, për t’iu përgjigjur çdo situate emergjente nga ana e qytetarëve. Duke folur për Fax News, ai theksoi se janë përforcuar shërbimet e kësaj strukture, jo vetëm me automjete, por edhe me pompa thithëse, si edhe me pajisje të tjera, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

“Jemi munduar t’u përgjigjemi çdo telefonate të qytetarëve. Aktualisht jemi prezenë në dy-tre ngjarje, pra nuk kemi telefonata të tjera. Gjatë natës kemi patur edhe dy vatra zjarri, por janë neutralizuar pa dëme për qytetarët dhe pa dëme të mëdha materiale”, tha ai.