Ish. zëvendës. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka deklaruar në një lidhje me Skype për “News Line”, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk është transparent.

Ai ka thënë se asnjë në Kosovë nuk flet për përmbajtjen e marrëveshjes, por ndjekin hapat e Kurtit, sikur të ishin në fushatë elektorale.

Sakaq, Berisha veçoi Ministrin e Jashtëm Hoxhaj, i cili sipas tij, ishte i vetmi që kap te përmbajtja me një pyetje që bëri.

“Kurti në parlament zgjodhi dilemën linguistiko-politike, po citoj një koleg timin, ambasadorin Beci. Ky mashtrues tipik, i cili përdor kësilloj fjalish, nuk thotë asgjë, sepse do të ketë asocacion term në gjuhën angleze që është përshtatur në gjuhën shqipe. Edhe ajo që nuk bëri Kurti dhe për fat të keq as opozita, është që nuk foli për përmbajtjen. Nuk mund të ndodhë që kryetari i një partie, të shprehet në terr informativ. Kryetarët e partive opozitare duhet të jenë më të informuar për përmbajtjen dhe për procesin. Edhe është dashur të përballen me Kurtin për përmbajtjen dhe jo ta imitojnë Kurtin me dokrra dhe me fjalime të pastra politike, që ke premtuar apo nuk ke premtuar, të cilat janë pjesë e fushatave elektorale dhe jo e një teme kaq të rëndësishme të përmbajtjes së statutit dhe propozimit europian që Kurti qartazi e ka pranuar dhe qartazi e eskivon me dokrrat e tij. Por që nuk u detyrua nga opozita në raport me përmbajtjen e draftit dhe në raport me procesin e zhvilluar në Bruksel në takimin e fundit. Ai mund të mos ndajë detaje por opozita dhe politikanët në parlament nuk e kanë ndaluar të shpërfaqin shqetësimet e tyre me përmbajtje. Ministri i jashtëm Hoxhaj është i vetmi mesa kam parë që është kapur te përmbajtja dhe ka bërë një pyetje, nëse do të jemi siç jemi para 10 viteve që prej 2013. Këtë nuk e pash prej partive opozitare dhe Kurti e kaloi. Se Kurti është Kurti, një mashtrues ordiner që e ka mendjen vetëm te votuesit e tij”, u shpreh Berisha./abcnews.al